Kalo te përmbajtja
Karuseli Muzikor - Toka e Mrekullive

Karuseli Muzikor - Toka e Mrekullive

4 500 L

Hyni në një botë ku imagjinata nuk njeh kufij dhe çdo rrotullim sjell një buzëqeshje të re. Karuseli Muzikor – Toka e Mrekullive është krijuar për të sjellë magjinë e përrallave në përditshmëri. Me lëvizjen e tij rrethore dhe melodinë e këndshme, ai krijon një atmosferë të ngrohtë, nostalgjike dhe plot ëmbëlsi. Një copëz magjie, e krijuar për të shoqëruar momentet më të bukura të fëmijërisë.

Karakteristikat kryesore

  • Punuar prej druri
  • Mekanizëm muzikor me melodi
  • Lëvizje rrethore gjatë luajtjes së melodisë
  • Dhuratë e veçantë për ditëlindje dhe raste festive
  • Një kujtim i bukur për t'u ruajtur ndër vite
Materiali
Ah i plotë
Lëvizja muzikore
Me kurdisje
Përfundimi
Bojë jo-toksike
Disponueshmëria
Në gjendje · Dërgesa brenda 2–3 ditëve

4 500 L

Personalizim

Për personalizime sipas dëshirës, na shkruani në llogarinë tonë të Instagramit @borastinytreasures

🌿 Personalizim falas · Paketim pa plastikë

Mund t'ju pëlqejnë edhe

Mulliri i Dëshirave

Një karusel prej druri me një mulli të vogël në qendër dhe një shtëpi e ngrohtë pranë tij. Teksa karuseli rrotullohet dhe mulliri merr jetë, një melodi e ëmbël krijon një atmosferë magjike, plot ngrohtësi dhe nostalgji.

Shiko Detajet
Karuseli Muzikor -Treni i YjeveDiscount

Një karusel prej druri me një tren të vogël që udhëton rreth një mali. Teksa rrotullohet nën tingujt e një melodie të ëmbël, sjell një atmosferë magjike dhe plot nostalgji në çdo ambient.

Shiko Detajet